Korçë, tifozët e Partizanit thyejnë
stolat, Skënderbeu i shënon 5 gola

Korçë, tifozët e Partizanit thyejnë<br />stolat, Skënderbeu i shënon 5 gola
Skënderbeu shpartallon Partizanin me goleadën 5-2 duke i dhënë një goditje të fortë në luftën për titullin kampion. Fitorja e ngjit Skënderbeun në vendin e parë në krye të renditjes pas barazimit të Kukësit me Laçin pa gola në shtëpi.

Kryendeshja e javës së 30-të e zhvilluar në Korçë kishte një interes të jashtëzakonshëm nga të dy kampet. Përpos tifozëve vendas, nga Tirana në mbështetje të Partizanit udhëton mijëra të tjerë, por që vetëm një pjesë e vogël u futën në stadium, pasi biletat e vendosura në dispozicion nga ekipi pritës ishte shumë herë më i vogël se kërkesa e miqve.

Kronika e ndeshjes
Skënderbeu e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar pas 12 minutave lojë me Sabien Lilajn, i cili lëshoi një gjuajtje të fuqishme nga 30 metra duke kapur në befasi edhe portierin më të mirë të kampionatit që gaboi, pasi rrëshqiti.
partizani
Goli i avantazhit e bëri ndeshjen akoma më të fortë, teksa Partizani mbrohej me kujdes dhe kundërsulmonte për të barazuar, ndërsa Skënderbeu dyfishoi me Laifin në të 38’. Megjithatë disavantazhi nuk e goditi psikologjikisht Partizanin që ngushtoi shifrat në fund të pjesës së parë me Racic.
partizani
Shpresat e miqve për të dalë me pikë nga Korça zgjatën vetëm 15 minutat e pushimit, pasi në të 46’ ishte Berisha që trefishoi shifrat, ndërsa në të 53’ ishte radha e maqedonasit  Stojkov për të plotësuar pokerin. Racic ngushton shifrat në 4-2 në të 58’ duke ringjallur shpresat, por goli i Radas i vret përfundimisht.

Incidentet
Në fundin e pjesës së parë tifozët e ekipit të Partizanit pas pësimit të dy golave filluan të thyejnë stolat e stadiumit Skënderbeut.
partizani
Por ndërhyrja e policisë dhe goli i shënuar nga Partizani në fund të pjesës së parë qetësuan të kuqtë që kishin udhëtuar nga Tirana.

Incidentet të kuqtë i nisën që ka filluar ndeshja, pasi hodhën nga jashtë stadiumit në fushë disa fishekzjarre.
partizani
Ndërsa pritet që të ndëshkohen nga Komisioni i Disiplinës, pasi një rast i tillë ndodhi edhe me tifozët e Tiranës dhe ndëshkuan.

Deklaratat e trajnerëve pas ndeshjes

Mirel Josa: E merituam fitoren
"Jam i kënaqur me te gjithë futbollistët. Vinim në këtë përballje me 3 mungesa shumë të rëndësishme por, ishim superior në cdo aspekt dhe dominuam të gjithë takimin" tha trajneri i Skënderbeut pas ndeshjes.
 
Duro: Gabuam, por jemi në garë për titull
“Ishte një ndeshje amatoreske, gabuam në të gjitha aspektet dhe kjo është e pafalshme.

Nuk dua t’i heq meritat Skënderbeut pasi ishte dukshëm më lart por unë dua të merrem më shumë me skuadrën time.
 
Më vjen turp nga tifozat dhe ju kërkojmë falje. Kampionati nuk ka mbaruar ende dhe ne mbetemi në garë. Një gabim tjetër do të ishte fatal dhe do të na nxirte jashtë garës për titull" tha trajneri i Partizanit Duro.



d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë