KORÇE - Problemi i ujërave të ndotura të burgut te Drenovës, të cilat derdhen në kanalin e rrugës së Boboshticës dhe dalja e tyre në mënyrë të përsëritur në sipërfaqe kanë bërë që inspektoriati i mjedisit dhe ujërave në Korçë të marrin masa për ti dhënë një zgjidhje të përkohshme këtij problemi.

Puna ka nisur me pastrimin e kanalit, bllokimi i të cilit bën që tek turistët impakti i parë të jetë një pamje e shëmtuar dhe erë e keqe. 

Sipas kryeinspektorit Artan Buzo këto masa janë provizore ndërsa theskon së pritet edhe një fond për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)