KORÇE - Gjykata e Faktit në qytetin e Korçës ka pushuar për mungesë provash çështjen ndaj, ish-drejtorit të qëndrës kulturore, “Vangjush Mio”, Vladimir Topit, i cili akuzohej për shpërdorim detyre.

Gjykata vendosi të lerë të lirë ish-drejtorin, Topi pasi sipas trupit gjykues nuk ka prova dhe fakte që vërtetojnë akuzën e ngritur kundrejt tij, ndërkohë që kërkoi që të hiqet dhe masa e sigurimit personal, “Arrest shtëpie”. Duke paraqitur konkluzionet, lirimin e të mbrojturit prej tij e kërkoi dhe avokati, Nevzat Tarelli, ndërkohë që organi i akuzës kërkoi dënimin me dy vjet burg, duke e shpallur të pafajshëm.

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore i pandehuri, Vladimir Topi kërkoi pafajësinë,duke deklaruar ndër të tjera se e ka kryer detyrën e tij sipas ligjit dhe me përkushtim.

Ndërkohë pas vendimit të gjykatës, e kontaktuar në telefon nga A1 Report, e bija e piktorit Vangjush Mio, Rozeta Mio ka pohuar se ndihet e zhgënjyr. Edhe pse nuk akuzon asnjërin prej të pandehurve kryesorë Mio, shprehet se më shumë rëndësi se sa dënimi i autorve ka gjetja e pikturave, cka ka pak shpresë që të ndodhë.

Nuk është hera e parë shprehet, Rozeta Mio që zhduken pikturat e babait tim. Ngjarja ku nga galeria e arteve, “Guri Madhi” u konstatua se mungonin rreth 64 piktura, prej të cilave 27 të Piktorit të Popullit, Vangjush Mio u regjistrua në muajin gusht. Menjëherë pas skandalit u akuzuan për shpërdorim detyre, ish përgjegjësi, Sotiraq Xega dhe ish drejtori, Vladimir Topi. Ndërsa cështja ndaj, Topit u pushua, në 24 maj pritet të fillojë cështja ndaj Xegës, e cila u pezullua përkohësisht për arsye shëndetësore të të pandehurit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)