KORCE- Zgjerohet harta e përmbytjeve në Fushën e Maliqit. Reshjet e shiut, të cilat kanë vijuar gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme kanë bërë që tashmë toka bujqësore që është nën ujë të arrijnë në 150 ha.

Problematike vijon të mbetet zona pranë Pyllit të Fazanve,e cila ngjason me një liqen.


Nën ujë ndodhen kryesisht të lashtat si gruri dhe elbi. Krahës reshjeve intesive në zgjerimin e hartës së përmbytjeve në këtë zonë ka ndikuar dhe mosfunksionimi i kanaleve kulluese.

Sipas përfaqësuesve të bashkisë dhe komunës,përmbytjet nuk kanë qënë në të njëjtin nivel si në 2010.

Nuk raportohen gjithashtu dëme të tjera në banesa apo dhe rëshqitje dherash. Ndërkohë që sot në rajonin e Korcës reshjet kanë pushuar,cka pritet të normalizojë dhe situatën në zonat e përmbytura.