KORCE - Del jashtë kontrollit zjarri në Parkun Kombëtar të Bozdovecit. Rreth orës 15:20 punonjësit e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor dhe komunës Drenovë e kanë pasur të pamundur të afrohen për lokalizimin e flakëve, ndërkohë që zjarri ka marrë përmasa shqetësuese.
Drejtori i Shërbimit Pyjor, Korçë, Erion Haruni konfirmon për A1 Report, se duhet urgjentisht të ndërhyhet nga ajri, pasi flakët rrezikojnë dhe Parkun Kombëtar të Dardhës. 100 forca ndodhen në terren për shuarjen e flakëve, por deri më tani ka qenë e pamundur. Temperaturat e larta dhe era favorizojnë edhe më shumë përhapjen e flakëve, duke djegur sipërfaqe të tëra me bredh. Krahas kurorës së katërt, flakët në Parkun Kombëtar të Bozdovecit janë përhapur me shpejtësi edhe në kurorat e tjera.
Zjarri në këtë park kombëtar është konstatuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të shtunës. Në rajonin e Korçës flakët kanë përfshirë gjithashtu prej mbrëmjes së premte, pyjet mbi fshatin turistik të Voskopojës si dhe mbi fshatin Plasë. Por, në këto masive me pyje konfirmohet se flakët janë lokalizuar.
Deri më tani sipërfaqja e djegur në rajonin juglindor si pasojë e zjarreve, gjatë muajve të verës llogaritet me dhjetëra hektarë si dhe me një dëm të konsiderueshëm ekonomik. Dyshohet që zjarret në pjesën më të madhe të tyre të jenë shkaktuar qëllimisht si dhe nga pakujdesia.
(da.is/gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com