Korabi dhe Flamurtari barazojnë me gola, Lushnja sheh dritë në 'fundin e tunelit'! Të hënë Dinamo - Skënderbeu

Korabi dhe Flamurtari barazojnë me gola, Lushnja sheh dritë në 'fundin e tunelit'! Të hënë Dinamo - Skënderbeu

Festa e Flamurtarit pas golit

Kategoria e Parë ka zhvilluar katër nga ndeshjet e javës së 15-të. Këtë të shtunë në katër qytete të Shqipërisë janë luajtur disa duele, me ndeshjet që kanë prodhuar gola.

Në Peshkopi, Korabi dhe Flamurtari barazuan 1-1. Selmani në minutën e 55 shënoi te vendasit, ndërsa Behar Ramadani në minutën e 69 vendosi ekuilibrat për 1-1. Në "Roza Haxhiu", Lushnja fitoi 2-1 me Tomorin. Pepa dhe Canka shënuan te "Lagunarët", ndërsa Pinto për beratasit.

Oriku fitoi 3-2 me Luzin. Pereira dhe Matheus (dopietë) shënuan te Oriku, ndërsa Treni me dopietë për Luzin. Tërbuni humbi 1-2 me Burrelin. Hoxhaj shënoi për vendasit, teksa Kastrati dhe Koleci për Burrelin. Nesër luhen dy ndeshje, teksa të hënë bie në sy Dinamo - Skënderbeu që zhvillohet në 13:00.

Kategoria e Parë - java 15-të:

E shtunë

Korabi 1-1 Flamurtari

Lushnja 2-1 Tomori

Oriku 3-2 Luzi

Tërbuni 1-2 Burreli

E diel - 13:00

Besa - Besëlidhja

Turbina - Apolonia

E hënë

Dinamo - Skënderbeu

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb