POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Korani, peshku unikal i liqenit
të Ohrit shkon drejt zhdukjes

POGRADEC - Gjyetia e paligjshme, në sezonin kur nuk duhet dhe mungesa e rastatit në normën e caktuar, po bëjnë, që peshku unikal, korani, që gjendet në Liqenin e Ohrit, të shkojë drejt zhdukjes. Alarmi është dhënë nga kreu i Shoqatës së Peshkimit në Pogradec, Adriatik Dokollari.

Pogradeci është qytet që e ka liqenin në gjirin e tij. Shëtit nëpër rrugë dhe ndien përplasjen e dallgëve, këcitjen e peshkut, klithjen e pulbardhave. Fle natën dhe të duket sikur liqenin e ke aty, nën jastëk, si një ninull të bukur hipnotizuese. Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të vjetër në botë, i krijuar prej 4 milionë vjet përara. Ky liqen, me brigjet e tij magjike i ka dhënë qytetit të Pogradecit madhështi, e ka bërë atë hijerëndë dhe befasues në të gjitha stinët.

Në sajë të jetëgjatësisë së tij, janë ruajtur lloje bimësh dhe peshqish që nuk gjenden në asnjë liqen tjetër të botës. Këtu përfshihen 17 lloje peshqish, midis tyre më unikali dhe i vetmi, Korani (salmone letnica), si dhe krapi, belushka, skobuzi, kleni, ngjala, etj. Por, liqeni është i mbipopulluar edhe faunë të pasur, si dhe zogj ujorë, ku dallohen zogjtë zhytës, si pelikani, mjelma, koromanti, si dhe zogjtë notues, si guzat, shqipkat, rosat etj.

Për këtë vitalitet dhe këto asete, në vitin 1980, liqeni është shpalur nga UNESCO, “thesar i trashëgimnisë, gjuetia botërore”. Por, Liqeni i Ohrit, po përballet me një sërë problemesh serioze mjedisore, si dhe pa kontrolluar, të cilat po e dëmtojnë seriozisht.

KORANI DREJT ZHDUKJES

Korani, ky peshk i rrallë antic, që jeton në liqenin më të vjetër të botës, është në një pikë shumë kritike, së pari nga mbipeshkimi dhe gjuetia pa kriter, madje edhe në kohën e shumimit të tij, që është një katastrofë. Në Liqenin e Pogradecit, pas vitit 1992, peshkojnë pa liçencë dhe pa asnjë kriter, vetëm në qytet gjenden mbi 600 varka dhe po aq në zonën e Hudënishtit dhe në atë të Linit.

Fshatrat bregliqenorë gjuajnë koranin në mënyrë ilegale. Vetëm para pak ditësh, revista e njohur shkencore, një nga më prestigjozet “National Geographic”, që botohet në 64 gjuhë të botës, pas një studimi të shkencëtarve amerikanë, arrinte në konkluzionin, se jemi para një katastrofe të madhe korani, specia më e vjetër dhe e rrallë në botë është drejt zhdukjes së plotë.

Shkencëtarët amerikanë iu bënin thirrje atyre të Evropës dhe të Ballkanit, që t’i bëjnë ballë kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore. Sipas studimit të revistës amerikane, vetëm pjesa shqiptare nxjerr nga liqeni rreth 80 tonë koran në vit. Madje, është bërë një propozim edhe nga qeveria maqedonase, që për 5 vjet të ndalet krejt gjuetia e koranit në liqen, por edhe kjo masë shkencëtarve iu duket e vogël, para gjëndjes aktuale, që ka liqeni dhe korani.

Por, çfarë thonë specialistët rreth kësaj gjëndje. Kryetari i Shoqatës së Peshkatrëve të rrethit të Pogradecit, Adriatik Dokollari, për gazetën “Shqiptarja.com”, thotë, se është vërtet një situatë dramatike, liqeni po masakrohet. Kryetari i Peshaktarëve Adriatik Dokollari, që prej 20 vjetësh ka punuar peshkatar, veçon dy shkaqe, si më kryesoret.

“Së pari, gjuetia pa kriter dhe së dyti, mosrealizimi e hedhjes së rasateve në liqen nga qendra e shumimit në Lin. Janë mbi 600 varka, të cilat gjuajnë në mënyrë ilegale edhe në kohën e shumimit, periudha që korani lëshon vezët për ripërtëritje. Korani po plaket”, thotë Adriatiku, duke shtuar sem edhe ato rasate që hidhen në liqen, kapen nga peshkatarët ilegalë dhe shiten fare të vogla, duke frenuar ripërtëritjen.

Me tejm Dokollari ka shtuar, se “t’i heqish fëmijët dhe brezat pasardhës, do të thotë që të plakësh koranin dhe pas zhdukjes së të vjetërve, të mos ketë pasardhës. Me këtë liqen mbahen rreth 4500 familje me bukë, 2500 direkt nga shitja e peshkut dhe 2000 të tjera me lokalet e biznesit.

Të gjithë në Pogradec e dinë, që sapo vjen një turist i huaj apo vendas, thotë “erdha në Pogradec për të ngrënë një Koran”, pasi dihet se korani është mbreti i peshkut dhe fama e tij ka pushtuar botën. Kështu, peshku i rrallë po shkon drejt degradimit. Kryetari i peshkatrve Dokollari, sjell si argument edhe rasatet, që duhet të hidhen në liqen, nuk hidhen sipas planit, ndonse ka një ekonomi dhe një ikubator që është ngritur nga Banga Botërore që para disa vjetësh, që për ngritjen e tij, është financuar jo pak, por rreth 1 milion dollarë.

Adriatiku thotë më tej, se edhe plani i hedhjes së rasateve nuk është realizuar. Ai ka një evidencë të tijën për të gjitha këto vitet e fundit dhe thotë, që të realizohet plani, duhet të grumbullohen 150 kilogramë vezë dhe më pas të transformohen në 1 milion rasate korani, deri në tre gramë çdo rasat.

“Por, ky plan nuk realizohet, thotë ai. Kështu, këtë vit janë prodhuar 750 mijë raste korani, nga 1 milion që është plani. Kjo nuk ndodh, sepse nuk kapim dot koran për të grumbulluar vezët. Ky është një tregues, që mua më tmerron”. Dhe, megjthë këtë, shiten rasate korani tek private, që kultivojnë nëpër vaska peshkun e rrallë në mënyrë private, “pasi marrin leje nga lart”.

LABORATORI

Një laborator tepër modern në fshatin Lin, ku prodhohen rasatet e koranit, sallë kompjuterash, apartura bashkohore dhe 20 vaska të mëdhaja metalike për prodhimin e rasateve në fazat deri sa nga vezët shkojnë çdo rast deri në 3 gramë dhe më pas hidhen në liqen.

Përgjegjësia e laboratorit, Çelnike Shegani, pranon që liqeni po masakrohet barbarisht nga gjuetia e paligjëshme dhe thotë, se po kapen edhe peshq korani fare të vegjël që kanë qëndruar fare pak kohë në liqen pas hedhjes së tij.

Madje, sipas saj, një pjesë prej tyre janë të matrikulluar dhe unë i kam gjetur tek shitësit në treg këto stërfe (kështu e quajnë peshkatarët koranin e vogël të parritur mirë, që kapet me rrjeta të vogla deri në 150 gramë copa, që është një masakër e vërtetë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.05.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)