KORCE- Një 52 vjecar është gjetur i pajetë sot në Korcë. Ai është Kristaq Ristollari banor në këtë qytet. Viktima është konstatuar nga kalimtarë të rastit në afërsi të shkollës së mesme ekonomike “Isuf Gjata” në lagjen 17 të Korcës. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje konstatoi se në trupin e tij nuk kishte shenja dhune dhe mendohet që vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrore. Trupi i viktimes u cua në morgun e spitalit rajonal të Korcës prej nga pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për një përgjigje përfundimtare. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com











