Korcë, sekuestrohen 20 kg marijuanë
vinte nga Lazarati

Korcë, sekuestrohen 20 kg marijuanë<br />vinte nga Lazarati
KORCE-  Sekuestrohen 20 kg marijuanë në qytetin e Korcës. Sekuestrimi i lëndës narkotike është realizuar mbrëmë vonë nga sektori kundër narkotikëve dhe trafiqeve në policinë e Korcës. Operacioni i koduar ‘Transportuesi’ ka cuar në arrestimin e dy shtetasve Sotiraq Demirazi 34 vjec dhe Ilir Orgocka 31 vjec. 

Sekuestrimi i lëndës narkotike u bë në lagjen numër 9 të qytetit të Korcës, gjatë kontrollit në automjetin tip audi me targë AA 200 CA, në portobagazhin e tij është gjetur sasia prej 20 kg marijuanë. Automjeti tip benz shoqërohej dhe nga një tjetër mjet tip benz me targë KO 2744 B. 

Policia ka vënë në pranga dy drejtuesit e automjeteve, ndërkaq të dhënat paraprake të hetimit tregojnë se lënda narkotike ishte siguruar në Lazarat dhe do të trafikohej në drejtim të Greqisë.  
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!