"Korça e Gjelbër",  është logoja që motivon punonjësit e Bashkisë dhe qytetarët  Korçarë të mbajnë pastër dhe të gjelbërojnë qytetin e tyre.
Puna e Bashkise dhe e Ndërmarrjes së Sherbimeve Publike ka qenë e vazhdueshme për mirëmbajtjen dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelberuara në qytet.
Ashtu si në të gjitha lulishtet edhe lulishtja "Mihal Grameno" po merr një pamje dhe nje identitet të ri.
Prej disa javësh kanë filluar punimet dhe tashmë janë shtruar 630 m2 pllaka, janë vendosur 25 stola, është rikonstruktuar çezma e cila ndodhej në këtë lulishte si edhe janë ripyllëzuar siperfaqet e gjelbëruara të cilat ishin dëmtuar.
Ndërkohë është duke u punuar për vendosjen e 5 ndriçuesve modernë të teknologjisë së lartë të ndricimit LED, si dhe për ndërtimin e një shatërvani. Shumë shpejt edhe qytetarët të cilët frekuentojnë këtë lulishte do të kenë kushte të permiresuara dhe më relaksuese për të kaluar kohën e lirë.
/ATSH/