Rajoni i Korçës është goditur sërish nga tërmeti. Në orët e pasdites, Ministria e Mbrojtjes raportoi se pati sërish lëkundje tërmeti rreth orës 18:00 me një magnitudë 4 e shkallës Rihter. Ky është tërmeti i 73 që regjistrohet në rajonin e Korçës që prej ditës së djeshme.

Ndërkohë, siç raporton Ministria e Mbrojtjes, që prej ditës së djeshme për banorët e strehuar në çadrat që u ngritën në fshatin Floq po shpërndahen ushqime, shtretër e batanije përmes Rezervave të Shtetit.


Lajmi kryesor:

Korça s'gjen qetësi nga tërmeti, sizmologu: Goditja kryesore iku! 230 banorët kalojnë natën në çadra /Video


Ora 18:24
Korça goditet sërish nga tërmeti, emergjenciat civile sjellin ndihma për banorët e prekur (FOTO)