Korça shkëlqen nga karnavalet
zgjerohet parada e koncepti artistik

Korça shkëlqen nga karnavalet<br />zgjerohet parada e koncepti artistik
Sezoni turistik veror në qytetin e Korcës nisi këtë fundjavë me një nga ngjarjet më interesante, me Festivalin Mbarëkombëtar të Karnavaleve. 

Perfomancat e të rinjve, maskat shumëgjyrëshe, pikturat, skulpturat butaforike e teatrale, pankartat satirike e veprat e artit kanë zgjeruar, jo vetëm trajektoren e paradës së këtij festivali, por edhe konceptin e një dialogu të hapur me publikun. 

Kjo paradë fantastike ka nisur nga Lëndina e Lotëve dhe ka përfunduar në Pazarin e Korcës.

karnavalet
 Foto të tjera

 Nuk kanë munguar në festival edhe grupe të shumta nga vendet fqinje. 

Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo dhe zv/kryeministri Niko Peleshi.

Kryetari Filo vlerëson Karnavalet si një traditë që i jep hijeshi Korcës dhe sjell shumë turistë. 

'Ashtu si edhe vitet e tjera, këtë vit përveç grupeve të qytetit marrin pjesë grupe të ftuara nga qytetet e tjera po ashtu edhe nga grupe nga vendet të ardhura nga jashtë vendit', - u shpreh Filo.

Karnavalet kanë nisur të festohen në Korcë para viteve ’40, por festimi i tyre u ndërpre pas ’60-s me motivacionin e zakoneve prapanike. Pas rënies së Diktaturës në vitet 1990, karnavalet rikthehen me këtë devocion qytetar, duke u bërë më emocionuese, si në festivalin e këtij viti.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni