Miti se korçarët kanë shumë avantazhe për të fituar Lotarinë Amerikane ka kohë që qarkullon. Shumë veta e besojnë dhe e shpjegojnë me arsye nga më të ndryshmet. Por a është apo jo i vërtetë? Më në fund vetë Ambasada Amerikane na e ka sqaruar edhe këtë çështje.
/Shqiptarja.com
Edhe një herë ambasada ka sqaruar se përzgjedhje është tërësisht rastërsore, dhe se mund ta regjistrohet kushdo që beson se mund të kualifikohet, pra nuk ka rëndësi nëse është apo jo nga Korça.
“Shumë njerëz (madje edhe Keni) më kanë pyetur nëse korçarët e kanë më të lehtë të fitojnë Lotarinë Amerikane. Shikoni si iu përgjigja Kenit kur bëmë testin e të vërtetës. Tani do t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja, si gjithmonë.”, shkruan Ambasada Amerikane në facebook.
(Postimi i Ambasadës Amerikane në facebook)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com





