Sfida e parë e javës së 4 të Superligës mes Skënderbeut dhe Tiranës nuk ka prodhuar fitues, pasi është mbyllur me rezultatin 1-1. Në Korçë, ku pati një numër të konsiderueshëm tifozësh, fillimisht shënuan bardheblutë me Ndong, ndërsa në pjesën e dytë për vendasit barazoi Musa. Rezultati më së shumti la të pakënaqur korçarët, pasi në 4 ndeshje kanë siguruar vetëm 2 pikë, ndërsa bardheblutë vinin pas fitores kundër Vorës.
Java e dytë e Superligës vijon sot me derbin Partizani-Dinamo që luhet në Vorë në orën 16:00.
“Eshtë derbi i parë që do të luajmë këtë sezon dhe është shumë e rëndësishme për ne që të kemi një reagim sa më pozitiv pas fitores ndaj Vllaznisë. Jemi një prej klubeve më të mëdha të Shqipërisë dhe është normale të luftojmë për titullin, kupën dhe pjesmarrjet në kupat e evropës,”-u shpreh Florin Bratu, trajner i Partizanit.
Sakaq trajneri i Dinamos Ilir Daja u shpreh para takimit se pika e fortë e Partizanit është sulmi, ndërsa shtoi se skuadra që gabon më pak do të fitojë. Sipas Dajës ky duel meritonte një tjetër fushë dhe stadium, por ‘Arena e Demave’ është në rikonstruksion.
Dueli tjetër i ditës së sotme është Teuta-Vora, ndërsa java e 4 e Superligës mbyllet të dielën me ndeshjet Laçi-Vllaznia dhe Elbasani-Egnatia.










Komente
Komento