KORÇË - Një 39-vjeçar nga Korça ka dashur të provojë “fatin”…fshehu 10 kilogramë kanabis në brendësi të serbatorit të makinës dhe u nis drejt Greqisë për ta trafikuar atje…por rrugëtimi i tij u ndërpre në Kapshticë, aty ku policia kufitare zbuloi praninë e lëndës narkotike dhe e arrestoi.
 
Në pranga ra Miksel Kita. 39-vjeçari u arrestua mëngjesin e kësaj të shtune në pikën kufitare të Kapshticës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij Voltswagen Golf, policia zbuloi të fshehura në serbator 14 pako me kanabis, mbështjellë me qese dhe me natriban.
 
Materialet procedural të policisë i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)