KORCE - Nata e mbrëmshme është kthyer në një tmerr të vërtetë për një 13-vjeçare, e cila u rrëmbye dhe më pas është përdhunuar nga një 26-vjeçar.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Mborje, pak kilometra larg qytetit të Korçës. Sipas policisë së Korçës, Nikolin Samara ka rrëmbyer të miturën me iniciale M.G, duke e çuar atë në një banesë dy-katëshe në fshatin Mborje, ndërsa këto janë edhe fotot të vendit të ngjarjes ku 26-vjeçari ka përdhunuar vajzën. Pas denoncimit të familjarëve të vajzës së përdhunuar, burime nga uniformat blu bëjnë me dije se kanë mundur të arrestojnë 26-vjeçarin në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Ndërkaq, pas arrestimit 26-vjeçari ka deklaruar në polici se ka pasur lidhje me vajzën dhe se dëshmia e saj nuk është e vërtetë. Sipas tij e mitura gënjen nga frika e prindërve. "Vajza vinte me dëshirë tek unë”, -është shprehur 26-vjeçari.

(Në foto: Rruga ku ndodhej banesa në të cilën 26-vjeçari përdhunoi të miturën)
DESHMIA/ 26-VJECARI: ERDHI ME DESHIRE, GENJEN NGA FRIKA E PRINDERVE
Ndërkaq, deklarata të kundërta me të së miturës vijnë nga vetë i arrestuari. 26-vjeçari ka treguar në polici se ka pasur një lidhje disa mujore me vajzën dhe ka kryer marrëdhënie me dëshirën e saj. “Vajza vinte me dëshirë tek unë”, -është shprehur 26-vjeçari, “kështu ka ndodhur dhe mbrëmjen e së shtunës. Shkova në shtëpinë e saj dhe e mora ashtu si zakonisht."
Po, sipas 26-vjeçarit, familjarët e të miturës kanë denoncuar në polici pasi kanë vënë re mungesën e vajzës. Më tej, e shoqëruar edhe nga prindërit, 13-vjeçarja me iniciale M.G, nga frika e tyre, ka treguar në polici se është përdhunuar. “Por jo se unë e kam marrë me forcë. Ajo po gënjen nga frika”, tregoi 26-vjeçari.

(Në foto: Banesa dy-katëshe ku 26-vjeçari përdhunoi 13-vjeçaren)
Mësohet se 13-vjeçarja jetonte vetëm me gjyshërit e saj, pasi prindërit punonin prej disa kohësh në emigracion.
Ndërkohë dyshohet se 26-vjeçari, Nikolin Samara, ta ketë përdhunuar dhe herë të tjera vajzën e mitur, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes nga ana e gjyshërve të saj të moshuar. Mësohet gjithashtu se 13-vjeçarja dhe agresori ishin të dy banues në qytetin e Korçës.

(Në foto: Porta kryesore e banesës ku 26-vjeçari përdhunoi të miturën)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com