KORÇË - Dënohet me 19 vite burg, Çelnik Maliqi i cili akuzohej për vrasjen e 24-vjeçares Fatjona Sula. Vendimi është dhënë sot nga gjykata e Korçës, pas kërkesës së prokurorisë për dënimin e 35-vjeçarit me 19 vite burg.
 
Në datën 9 dhjetor 2013 gjatë seancës së dhënies së pretencës, prokurori i çështjes, kërkoi dënimin me 19 vjet burg për Çelnik Meleqin i cili në shtator të 2012 ekzekutoi Fatjona Sulën, 24 vjeçe, nënë e dy fëmijëve.
 
Kufoma e së resë u gjet 100 metra poshtë doganës së Qafë Thanës, nën një urë tek Rruga e Re në Pogradec, pasditen e 12 shtatorit nga një bari në afërsi të ish Repartit Ushtarak në Qafë Thanë, në rrugën Pogradec-Përrenjas.
 
Pasi dëgjoi prertencën gjykata e Pogradecit shtyu seancën për dëgjimin e pretendimeve të mbrotjes më pas marrjen e një vendimi.
 
Sipas policisë, nëna e dy fëmijëve pasi është goditur me gurë në kokë dhe në fytyrë poshtë urës është tërhequr zvarrë për rreth 100 metra dhe është hedhur pas disa barishteve e shkurreve. Kufoma, gjysmë e zhveshur, u gjet nga një bari i zonës, i cili lajmëroi më pas policinë, ndërsa rreth vendit të ngjarjes u gjetën rrobat e saj. Sipas policisë dyshohet se viktima mund të jetë goditur rreth mbrëmjes së 11 shtatorit 2012 ndërsa kufoma është gjetur pasditen e 12 shtatorit 2012.
 
Autori i krimit Çelnik Maliqi nga fshati Rrajcë e Librazhdit ka pranuar se ka vrarë Fatjona Sulën. Sipas autorit të krimit, viktima deri tek vendngjaria është çuar me një makinë tip Golf, por pas aktit seksual që kanë kryer poshtë urës, Fatjona i ka kërkuar atij 50 mijë lekë të vjetra pasi duhet të ushqejë fëmijët.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)