KORÇË –   Një 60 vjeçar ka ndërruar jetë në ambjentet e gjykatës së Korcës. I moshuari po priste të niste procesi gjyqësor karshi nipit të gruas tij, Sokol Gjuda, i cili do gjykohej për trafik të lëndëve narkotike.

Ali Jaupllari ka pësuar atak kardiak, ndërsa ndodhej i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila ka tentuar të telefonojë  urgjencën po askush nuk i është përgjigjur thirrjes saj. 

Më pas një nga personat që ka parë ngjarjen ka shkuar me këmbë drejt spitalit që është shumë pranë më godinën e Gjykatës dhe ka njoftuar ambulancën, e cila më pas ka ardhur.

Në të gjithë këtë “peripeci”,trupi i pajetë i 60-vjeçarit ka mbetur rreth 30 minuta i shtrirë në ambjentet e koridorit të Gjykatës së Korçës.
 
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(Video, reagimi i spitalit të Korçës)