Korçë, arrestohen dy gra u
kapën me 500 gramë heroinë

Korçë, arrestohen dy gra u<br />kapën me 500 gramë heroinë
KORÇË - Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme ka arrestuar dy gra Eleni Xhafën, 47 vjeçe dhe Andonia Valeran, 44 vjeçe, pasi janë kapur me 500 gr lëndë narkotike të dyshuar si heroinë. Dy gratë janë vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit  të koduar “Pritja”.
 
Nga të dhënat e policisë mësohet se Eleni Xhafa dhe Andonia Valera ishin duke udhëtuar me mjetin “Ford Focus” me targa greke EE320 në drejtim të shtetit grek.
 
Në pikën kufitare të Kapshticës dy gratë i janë nënshtruar kontrollin të imtësishëm dhe pikërisht njërës prej tyre Eleni Xhafës i gjetur të fshira në trup dy pako të mbështjella me natriban me peshë 500 gram me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë.
 
Nga hetimet e deritanishme rezulton se të përfshirë në këtë aktivitet kriminal janë dhe dy persona të tjerë që blutë e Korçës i kanë shpallur në kërkim, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë