TIRANË -. Policia e Korçës asgjësoi mëngjesin e sotëm 108 rrënjë "Canabis Sattiva", ndërsa shpalli në kërkim autorët.
Burime nga Policia e qytetit juglindor bëjnë të ditur se mëngjesin e të mërkurës, në pyllin e Qelidhonës në afërsi të fshatit Brozdovec - Korçë, janë evidentuar 108 rrënjë bimë të ngjashme me "Canabis Sattiva", me në gjatësi prej 25 - 50 cm.
Në cilësinë e provës materiale, bëjnë të ditur burimet janë marrë 10 rrënjë, kurse pjesa tjetër u asgjësua sipas proçedurave. Po punohet për kapjen e autorëve. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike"./ATSH/
/Shqiptarja.com