Korçë, bie numri i dhuruesve të
gjakut gjatë dy muajve të verës

Korçë, bie numri i dhuruesve të<br />gjakut gjatë dy muajve të verës
Korçë - Qendra e dhurimit të gjakut pranë spitalit rajonal të qytetit të Korcës prej kohësh po përballet me uljen e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut.

Dy muajt e verës duket të jenë edhe sezonet më problematike pasi edhe dhurimet familjare që bëhen kryesisht nga të afërm e familjarë për pacientët që kryejnë operacione me planifikim reduktohen.

Kërkesat për gjak gjatë këtyre dy muajve janë të mëdha, për shkak të shtimit të numrit të aksidenteve.
 
“Realisht periudha e verës është më pak e vështirë në mbulimin e urgjencave, sepse edhe operacionet e planifikuara pothuajse janë të ndaluara që ne mund të grumbullojmë gjak. Dhurimet vullnetare gjithashtu janë të kufizuara. Kemi më pak dhurues vullnetar”, tha Viola Bezhani për mikrofonin e A1 Report.

Ndërkohe që janë bërë me dije autoritetet dhe Qëndra Kombëtare të Gjakut se me nisjen e muajit korrik ka më shumë kërkese për gjak sesa rezervat që ndodhen në baz.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë

Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë