Korçë,  bllokohen 101 kallëpe
tritoli dhe 2 arka me fishekë

Korçë,  bllokohen 101 kallëpe<br />tritoli dhe 2 arka me fishekë
KORÇË- Skuadrat e Forcës së Posaçme Operacionele e antikrimit të Organizuar dhe forcat e drejtorisë së Policisë së Korçës, kanë goditur në një operacion Blitz një bazë të tritolit në fshatin Lozhan.

Gjatë operacionit të koduar “Lozhan” mëngjesin e sotëm u sekuestruan një sasi prej 66 cope kallepe tritol, si dhe 35 cope tritol në forma të ndryshme, një mitroloz i rende, 2 kuti metalike të mbushur me fisheke model 56 dhe një pako detonator, të cilat duken edhe në këto pamje. 

Sipas burimeve nga informacionet e marra më herët në rrugë operative dyshohet se tritoli u shitej grupeve kriminale për kryerjen e antentateve me eksploziv. Të njëjtat burime bënë me dije se në pranga ka përfunduar Vasjan Plasari 19 vjeç, Sergej Cenolli 22 vjec dhe halil Agolli 26 vjec, tre nga Korca, si dhe u bë shpallja në kerkim e një tjetër personi. 

Sipas policisë së Korcës, këta persona ishin duke udhetuar në drejtim të qytetit të Korçës me një automjet BMW, dhe u arriten të kapeshin në fshatin Lozhan duke transportuar sasinë e tritolit të sekuestruar.

minucione dhe tritol
(Foto: Armët e sekuestruara)

minucione dhe tritol


kallepe tritoli
(Foto: Kallëpet e tritolit të sekuestruara)

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit