Korçë, breshëri shkatërron
prodhimet bujqësore në Miras

Korçë, breshëri shkatërron<br />prodhimet bujqësore në Miras
KORCE- Kanë mjaftuar vetëm disa minuta që puna dhe investimet e një viti të kryera në bujqësi nga banorët e komunës Miras, të shkojnë dëm nga breshëri. Rrebeshi i breshrit me madhësinë e një kokrre arre ka dëmtuar të gjitha prodhimet bujqësore, si grurin , misrin, patatet, fasulen , mollën, kumbullën e qershinë, e cila aktualisht ndodhet në periudhën e vjeljes.

Banorët shprehen se një breshër i tillë nuk ishte parë prej dekadash në komunën e tyre, ndërkohë që kërkojnë ndihmën e shtetit për vlerësimin e dëmit, pasi këtë vit ata mbeten praktikisht pa bukë.

Kryeplaku i fshatit, Dobranj, Kimet Zyfi deklaron se dëmtimet kanë qenë të shumta në të gjitha kulturat, por kryesor mbetet gruri, ku 100 dynym është shkatërruar tërësisht.
Kjo nuk është hera e parë që prodhimet bujqësore të fermerëve të rajonit të Korçës dëmtohen nga breshëri. Vetëm një vit më parë breshëri shkatërroi prodhimet e fermerëve të komunës, Libonik . Për këto dëmtime nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë u premtua dëmshpërblimi, të cilin sikurse pohojnë dhe vetë banorët nuk e kanë marrë ende.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë