Korçë/ Del nga rruga makina me 7 persona, ku 6 ishin mësues, ndërron jetën një prej tyre (Emri)

KORÇË- Një aksident me pasojë vdekjen e një pasagjereje ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Arrëz të Devollit. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Luiza Dule, 48 vjeçe, banuese në Miras.

Mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, në të cilin udhëtonin shtatë persona, është përplasur fillimisht me një pemë dhe më pas ka dalë nga rruga. Mjeti drejtohej nga personi me inicialet me inicialet Ç.H dhe krahas pasagjeres së vdekur, udhëtonin dhe 5 pasagjerë të tjerë. 

Këto të fundit dhe drejtuesi i mjetit kanë mbetur të plagosur, por burimet nga spitali raportojnë se gjendja e tyre është stabilizuar dhe se gjenden jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se viktima dhe 5 pasagjerët ishin mësues në shkollën e fshatit Arrëz, të cilët përpara se të ndodhte aksidenti i ishin drejtuar institucionit ku ushtronin profesionin e tyre. 

Makina e përmbysur në vendin e ngjarjes

Për ngjarjen në fjalë, burimet policore kanë bërë me dije se janë njoftuar nga banorët e zonës rreth orës 09:30 minuta. Paraprakisht ata dyshojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak të terrenit të vështirë ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Makina e përmbysur në vendin e ngjarjes

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 19/12/2018 15:59

    7 persona në makinë? Po ata e paskan kërkuar vetë atë që “vjen me drapër” për të kositur ..hahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë