KORÇË - Në qarkun e Korçës dje nga gjykata e rrethit janë dhënë 3 urdhër mbrojtjeje për dhunë ndaj grave (një rast dhune nga bashkëshorti dhe në dy raste të nuseve prej vjehrrave) dhe 1 muaj burg për “mosdhënie të mjeteve për jetesë”.
RASTI I PARË
U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e “urdhrit të mbrojtjes” së menjëhershëm për shtetasen A.D, 47 vjeç, banuese në fshatin Goskovë Poshtë - Korçë, sepse bashkëshorti i saj, M.D, 45 vjeç, banues në Goskovë Poshtë, për motive të dobëta (nën ndikimin e pijeve alkoolike) në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
RASTI I DYTË
Në Pogradec ditën e djeshme u plotësua kërkesë - padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.B, 31 vjeç, banuese në lagjen 1 Pogradec, sepse vjehrra e saj, L.B, 63 vjeç, për motive të dobëta ( gjendjes ekonomike të renduar për shkak të vdekjes së bashkëshortit), ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
RASTI I TRETË
Po në Pogradec rreth ores 21.00, u bë ndalimi i shtetasit Lirim Safet Belollari, 42 vjeç, banues në fshatin Hudenuisht Pogradec, pasi Gjykata e shkallës së parë Pogradec e ka dënuar këtë shtetas me 1 (një) muaj burg për veprën penale “mosdhënie të mjeteve për jetesë”.
RASTI I KATËRT
Në Devoll ditën e djeshme u plotësua kërkesë - padia për lëshimin e “urdhrit të mbrojtjes” së menjëhershëm për shtetasen K.P, 50 vjeç, banuese në fshatin Ponçarë - Devoll, sepse bashkëshorti i saj A.P, 48 vjeç, banues në fshatin Ponçarë për motive të dobëta (shkak gjendja ekonomike), në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
KOMISIONERJA BARAKU: REAGIM INSTITUCIONAL PËR DHUNËN NDAJ GRAVE
Komisionerja kundër Diskriminimit, Irma Baraku ka kërkuar sot "reagim institucional për dhunën ndaj grave". "Kjo dhunë është ekstreme. Duhet rol më aktiv për mbrojtjen e tyre në rast denoncimi. Duhet fuqizim i organeve vendore, mbrojtje e viktimës", ka theksuare ajo në deklaratë. Baraku ka kërkuar analizë nga institucioner për të parandaluar këto viktima.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

mbrojtje", 2 raste dhunë nga vjehrrat">