Operacioni "Rajca", ka bërë të arrestohen ditën e djeshme më 20 Dhjetor, ora 2.30, pesë shtetasit: Ramadan Butjan Kapa, 23 vjeç, banues në Memaliaj-Tepelenë; Haxhi Sami Mero, 27 vjeç, banues në Vashtmi-Korçë; Jetmir Jashar Serjanaj, 31 vjeç, banues në Fier; Eduard Veli Hoxha, 29 vjeç, banues në Fier; Besmir Xhevair Dashi, 27 vjeç, banues në Rajcë-Librazhd.
Pasi merrnin drogën në Lazarat, të sipërpërmendurit e çonin atë në Fier e më pas në Korçë dhe më pas në Greqi.
Policia bllokoi në cilësinë e provës materiale tre autovetura të ndryshme dhe 15 aparate celulare të ndryshëm.
Ndalimi i tyre u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2013, ka filluar procedim penal për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Redaksia online
(bg/ shqiptarja.com)