Korçë e Elbasan, Llalla komandon
dy kryeprokurorët e rinj

Korçë e Elbasan, Llalla komandon<br />dy kryeprokurorët e rinj
KORÇE - Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka diskutuar në Korçë dhe Elbasan mbi ndryshimet në Kodin Penal, të cilat morën fuqi ligjore ditën e sotme.  Burimet zyrtare nga prokuroria njoftojnë se “në bazë të amendimeve të miratuara pak javë më parë në Kuvendin e Shqipërisë janë ashpërsuar disa dispozita ligjore, sidomos ato që kanë lidhje me krimin në familje, gjakmarrjen si edhe krimet ndaj zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike.

Në këto takime, Llalla prezantoi edhe drejtuesin e ri të komanduar të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, z. Ferdinand Elezi, i cili deri më tani ka ushtruar funksionin e Prokurorit pranë Prokurorisë së Apelit Durrës. Z. Elezi zëvendësoi në funksion z. Përparim Vukaj, i cili do të vijojë funksionet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Tiranë.
Gjithashtu, u prezantua edhe drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, z. Gentian Osmani, i cili ka ushtruar funksionet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Njësia Task-Force. Ai zëvendëson në këtë detyrë z. Elvin Gogaj, i cili komandohet drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin. Për ndryshimet në stafin drejtues të prokurorisë, z. Adriatik Llalla u shpreh se është zbatim i prioritetit të tij për rifreskimin e strukturës.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim