Korçë- Tre persona janë ndaluar për krime të ndryshme, kurse një vajzë e re u deklarua e humbur gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Korçës.
Policia bëri me dije se Sektori për Hetimin e Narkotikëve kapi të dyshuarin A. P., 42 vjeç, pasi Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg” në mungesë, për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Gjithashtu nga blutë e Komisariatit u kap në flagrancë edhe L. R., 50 vjeç, pasi akuzohet se ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, duke i shkuar në banesën e saj, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Kurse në Pogradec filloi procedimi penal për shtetasin U. Z., 56 vjeç, pasi “me vetëgjyqësi ka vendosur disa sende shtëpiake në banesën e një 62-vjeçari”.
Rasti i fundit ka qenë denoncimi dhe apeli për ndihmë i një gruaje 64-vjeçare me inicialet T. S., banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj. “Po punohet për gjetjen e saj”, tha policia vendore.
Për të katër rastet në fjalë, materialet iu referuan prokurorisë vendore.