KORCE - Një 22-vjeçare është gjetur e vetëvrarë me armë në banesën e saj në fshatin Ravonik të Korçës. Shtetësja Q.E nga Berati, prej 1 muaji ishte martuar në këtë qytet, dhe kishte një djalë nga martesa e saj e parë.
“Alban, më fal për këtë veprim që po kryej”. Këto kanë qënë fjalët që 22-vjeçarja, Qamile Siriani i ka shkruar bashkëshortit të saj pak minuta para se t’i jepte fund jetës, duke u vetvrarë me një pushkë që ende nuk dihet se ku e ka gjetur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.15 minuta të ditës së djeshme në fshatin Ravonik të rrethit të Korçës, ku 22-vjeçarja, nënë e një djali, i ka dhënë fund jetës në banesën e saj, një ndërtesë e vjetër, pranë Repartit Ushtarak.
Fqinjët e familjes Siriani, kur kanë dëgjuar krismën e armës dhe kanë parë të renë pa jetë, kanë njoftuar menjëherë polici, si dhe bashkëshortin e saj dhe vjehrrën, të cilët ishin duke shitur në treg.
Por, çuditësisht, burri i saj duket se nuk e ka lënë dëngun dot të hapur, por në shtëpi është kthyer vetëm vjehrra e viktimës, Qamilja, e cila kua ka shkuar aty, e ka parë vendin të mbushur me policë, ndërsa poshtë një çarçafi, trupin e 22-vjeçares.
Vjerra e Qamiles tregon, se vajza ishte nga Berati dhe kishte vetëm një muaj që ishte martuar me djalin e saj, ndërkohë që fëmijën e kishte nga martesa e parë. “Nuk e di as vetë përse e kreu këtë veprim. Ishin vetëm një muaj të martuar dhe duheshin shumë.
Nuk e di se çfarë të them. Unë dhe djali ishim në pazar kur na lajmëruan se Qamilja kishte vrarë veten. Nuk e di se ku e gjeti armën. Ne ishim të ndarë, pasi ajo kishte dëshirë të jetonte me bashkëshortin, në shtëpi më vete”, shprehet Ruzhdie Siriani, vjerra e 22-vjeçares, Qamile Siriani.
Grupi i hetuesve të Korçës, ka marrë në pyetje vjehrrën e viktimës, ndërsa më pas edhe bashkëshortin e saj, Alban Siriani, i cili ishte kthyer pas më shumë se një ore në shtëpi.
Burime nga drejtoria e Policisë së Korçës, kanë bërë të ditur për Shqiptarja.com, se nga hetimet paraprake, nga dëshmitë dhe letra e lënë nga viktima, nuk del asnjë motiv i qartë në lidhje me shkaqet e vetëvrasjes. Burri i saj është mbajtur për disa orë në polici, por edhe kjo duket se nuk i ka ndihmuar ekspertët.
Ndërkaq, policia e Korçës ka deklaruar se të dhënat për ngjarjen i janë nisur dhe Policisë së Beratit, nga ku kishte ardhur para një muaji, pas martesës në Korçë.
Qamile Siriani ka qenë e martuar më parë ne Berat dhe kishte edhe një djalë të vogël.
Më pas, është njohur me të riun nga Korça, ku dhe më pas kishte shkuar të jetojë prej një muaji, pas martesës me të.
Shkrimi u publikua për herë të parë të enjten (02.05.2013) në orën 12:47 dhe m u përditësua të premten (03.04.2013) në orën 05:30
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com