Korçë, familja Banushi prej 12
vetësh në mes të varfërisë ekstreme

Korçë, familja Banushi prej 12<br />vetësh në mes të varfërisë ekstreme
KORÇE - Në një apartament buzë rrugës kryesore të fshatit Libonik në rrethin e Korçës jeton mes një varfërie ekstreme familja prej 12 vetësh e Sami dhe Edije Banushit. 

Prindërit jetojnë së bashku me tre fëmijët e martuar, nipërit dhe mbesat, dy prej tyre të sëmurë. Të papunë dhe pa asnjë mundësi jetese, anëtarët e kësaj familjeje, prej orëve të para të mëngjesit dhe deri në mbrëmje mbledhin kanaçe për të siguruar bukën e gojës. Borxhet e kësaj familje sa vijnë e rriten, ndërkohë që Samiu dhe Edija tregojnë për gjëndjen e vështirë me të cilën përballen çdo ditë.

Ndër vite askush nga pushteti lokal apo qëndror nuk i ka kthyer sytë tek kjo familje e varfër, e cila vuan për bukën e gojës me përjashtim të fushatave elektorale sikurse ka ndodhur edhe tani, ku vizitohen nga kandidatët për deputetë me premtimin për një vend pune. Por, të zhgënjyer nga herët e tjera anëtarët e kësaj familje premtojnë se nuk do të votojnë.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë