Korçë/ Faqja anonime denigronte adoleshentët dhe minorenët! Dhjetëra të rinj të shënjestruar ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike! Policia mbyll faqen

KORÇË - Prej kohësh një rast i paprecedent ka ndodhur në qytetin e Korçës. Një faqe anonime e përdorur nga persona ende të pa identifikuar, ka publikuar materiale denigruese për minorenët dhe adoleshentët, shpesh edhe video apo foto intime.

Pjesë e kësaj skeme kanë rënë dhjetëra të rinj të cilët janë vëne në shënjestër të sulmeve dhe publikime të materialeve denigruese. Disa prej tyre në anonimat të plotë tregojnë se si ka funksionuar kjo faqe anonime e cila ka shpërndarë materiale për ta apo për miqtë e tyre. 

‘Unë jam 15 vjeçe mësova nga shoqëria ime që isha postuar në këtë faqe. Unë nuk e përjetova mirë por aty thoshin gjëra të pavërteta dhe nuk i mora shumë për bazë. Disa prej tyre kanë qenë miqtë e mi dhe nuk e kanë përjetuar mirë këtë çështje, disa prej vajzave kanë tentuar të vrasin edhe veten. Kjo faqe është hapur disa herë dhe është hapur prej 4 vitesh. Hapet dhe mbyllet shpesh, çdo 6 muaj, çdo 3 muaj. Aty ka ofendime të njerëzve, gënjeshtra, foto.

Aty duan vetëm të ofendojnë dhe ti bëjnë njerëzit të ndihen keq, aty komentojnë shumë njerëz jo vetëm një person, aty është një program i cili i ndihmon njerëzit të shkruajnë dhe të flasin për njerëzit e tjerë dhe të postohen pa emër, anonim. Aty nuk të del emri, nuk të tregon se kush shkruan, thjesht shkruan dhe e poston, je anonim. Disa prej vajzave kishin shkuar në polici dhe i kishin thënë që duhet të hapen çështje të tjera nuk mund të bënin gjë policit por duhet të vinin në gjykatë, duhet të zinin prokuror. Duhet të gjenden me patjetër, duhen të merren masa’ thotë një prej adoleshenteve të prekura nga postimet e rrjetit social

Të rinjtë të cilët kanë qënë shënjestër, ndodhen në një gjendje të rëndë psikologjik, ndërsa të tjërët ndihen te kërcënuar se mbase dhe ata mund të shënjestrohen. Ndërsa faqja duket se menaxhohet nga disa persona të cilët angazhohet kryesisht në orët e vona për të publikuar këto materiale.

‘Sa e zbulova, kjo faqe u hap një ditë para se të më hidhnin mua, më tha një shok shiko se të kanë hedhur tek kjo faqe dhe e lexova(çfarë kishin shkruar),u ndjeva shumë keq kur e lexova se më ulën shumë, ishin gjëra kot pa lidhje. Nxirrte shumë foto të vajzave nudo, shumë budallallëqe, shumë gjëra që nuk ishin të vërteta. Mua më përfshinë me një vajzë që kam qenë i lidhur më parë, pastaj të hapnin name te faqja, jo me filanin me këto…shumë keq, jam mërzitur shumë, nuk më ka pëlqyer fare.

Kam shumë shoqëri që i kishin nxjerrë aty, shumë shokë e shoqe, mesa di unë ata e kanë përjetuar shumë keq, si mua, edhe mua nuk më erdhi mirë kur e lexova atë gjë. Pyetur nëse i kanë shkruajtur kësaj adrese personazhi nr 2 sqaron (edhe po ti kenë shkruajtur, ai nuk është se kthen përgjigje, nuk do që të dallohet), në ato që ata shkruajnë është shumë presion i madh për moshën tonë, është shumë budallallëk të hedhësh një shok ose një shoqe, të shkruash aty filani ka bërë këtë gjë, ka bërë atë gjë. Duhet tu jepet dënim me burg, se nuk ulet një njeri në një faqe instagrami, nëse ke për të thënë gjë thuaje në fytyrë jo mbrapa telefonit se nuk është gjë normale, është shumë gabim’, thotë një tjetër.

Eksperti privat kibernetik Thanas Dinço thote se vetëm ditën e djeshme ka pasur mbi 20 denoncime nga familjare për këto raste tek ai, por nga ana tjetë nuk ka nga të miturit që të kenë referuar rastin në polici, megjithse kryesisht policia e Korçës ka nisur hetime për të gjetur se kush fshihet pas kësaj faqe, në hetime është përfshirë dhe sektori i krimit kibernetik në kryeqytet.

Ndërkaq eksperti i kibernetikës thotë se hetimet janë në kohe të kryehen dhe të nxjerrin përgjësuit e kësaj ngjarje, por përgjegjësi do të kenë dhe ata të cilët kanë dërguar matëriale në këtë profil me qëllim denigrimin e ndonje individi. 

Ngjarja ka alarmuar prindërit e fëmijëve dhe adoleshentëve ndërsa ende nuk dihet sa është numri i viktimave të “luanëve të tastjërës” në Korçë.

Faqja në Instagram

G.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/02/2025 02:52

    Po gojet e njerezve kush i mbyll? Fjalet dhe etiketimet qarrkullojne mes grupesh edhe pa rrjetet sociale.

    Përgjigju
  • rumi: 06/02/2025 13:06

    Po s'u mbyll TIKTOK kinez? Vater perverse per njerez qe s'kane edukate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Veliaj rikthen Ristanin: Me Ramën asnjë përplasje, veçse mall të takohem! Jam në izolim, s'e dija që delegimi te Goxhaj s'ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues

Veliaj rikthen Ristanin: Me Ramën asnjë përplasje, veçse mall të takohem! Jam në izolim, s'e dija që delegimi te Goxhaj s'ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues