KORÇË – Olger Kreka, i cili u masakrua deri në vdekje mbrëmjen e së martës ishte ftuar si mik në shtëpinë e 25 vjeçarit, Sajmir Yzeiri në fshatin Barçë të Korçës. Yzeiri, i cili ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra ka rrëfyer sot se si u mor peng dhe u masakrua se bashku me shokun e tij, Olgerin. Nga spitali ai tregon se së bashku me mikun e tij shkuan ne shtëpinë e bashkëfshatarit te tyre Emiljano Nazifi, pasi ky i fundit i ftoi me telefon. Sapo i janë bashkuar tryezës ku ndodheshin të paktën 10 persona qeë po konsumonin alkool, Yzeiraj thotë se ftuesi i është rikthyer një zënke te vjetër me viktimën për një vajzë.
I mbijetuari tregon se torturat kane vazhduar nga ora 22:00 e mbrëmjes e deri ne orën 06:00 te mëngjesit të ditës se tjetër.

BANORËT
Në intervistat për Vizion Plus banorët e fshatit Barç rrëfejnë se kanë dëgjuar muzike shumë të lartë gjatë gjithë natës, e zgjedhur nga autorët për te fshehur ulërimat e dy te dhunuarve. Ata i kanë gjetur në mëngjes jashtë shtëpisë të mbuluar me gjak. Deri tani numri i të arrestuarve për ngjarjen e rëndë ka shkuar në pesë persona mes te cilëve kushërinjtë Emiljano dhe Aldo Nazifi. Sipas policisë, zyrtarisht janë ne kërkim edhe shtaë të tjerë.

(aq/shqiptarja.com)