Korçë, gërmimet klandestine
dëmtojnë ishullin e Maligradit

Korçë, gërmimet klandestine<br />dëmtojnë ishullin e Maligradit
Kërkime të shumta klandestine me qëllim fitimi, në ishullin e Maligradit, por edhe në zonën rreth liqenit të Prespës janë duke dëmtuar rëndë pasurinë arkeologjike në rajonin e Korcës.

Lajmi konfirmohet nga arkeologët në qytetin juglindor, të cilët shprehen të shqetësuar për dëmtimin në mënyrë sistematike të shtresave arkeologjike,që për vite me radhë janë ruajtur pa u dëmtuar për shkak të pozicionit gjeografik, ndërkohë që tashmë kanë rënë preh gërmimeve “trafikuese”. Arkeologu Petrika Lera bën të ditur se në ishullin e Maligradit dëmtime janë konstatuar në anën veriore të platformës së tij. Por, këtyre kërkimeve klandestine nuk i ka shpëtuar shpella e Marisë, pikturat shkëmbore të Maligradit pranë kishës së Shën Mërisë , gradishta e Symizit në murin rrethues, si dhe themelet e tempullit të Afërditës.

Rreth kërkimeve të shumta klandestine,jo vetëm në ishullin e Maligradit,por edhe në zonën e liqenit shprehet dhe drejtori i institutit të marrdhënieve kulturore dhe ndërballkanike në Athinë Stravos Ikonomidis. Sipas tij gjatë ekspeditave të kryera në zonën rreth liqenit të Prespës janë konstatuar dëmtime nga njerës të papërgjegjshëm me qëllim marrjen e thesareve të çmuara.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete