Një shtetas 67 vjeç vjeç është hedhur nga shkallët e brendshme të një pallati, në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 të qytetit juglindor, ku është vetëhedhur nga shkallët e pallatit ku banonte shtetasi P. N.

Shërbimet e policisë dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke transportuar në spital 67-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com