Korçë/ Homazhe për Eglin Progën, qytetarët kërkojnë drejtësi: Institucionet kanë detyrë të mbrojnë jetën

 

KORÇË - Homazhe për vrasjen e Egli Progës janë mbajtur mbrëmjen e sotme edhe në qytetin e Korçës.

Qytetarët janë mbledhur pranë Katedrales, tek shkallët e së cilës kanë ndezur qirinj për të kryer homazh ndaj 42 vjeçarit që humbi jetën pas dhunës së ushtruar nga Denis Meçe në Pogradec dhe të tjerë të shtunën e kaluar.

Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe më tepër kujdes nga institucionet shtetërore për mbrojtjen e jetës.

'Bëjmë homazhe për largimin me të padrejtë nga jeta e Eglit, i cili u vra dhe tregoi se për të gjithë ne jeta është e pasigurt në këtë vend. Sot ishte Egli, nesër mund të jem unë, mund të jesh ti, mund të jetë kushdo. Prandaj ne besojmë se duhet të kemi një homazh, duhet të kemi një thirrje për drejtësi, duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të kujtuar se jeta duhet mbrojtur dhe kjo thirrje i drejtohet mbi të gjithë institucioneve që e kanë për detyrë të na mbrojnë jetën, sepse ne kërkojmë siguri nga ta', shprehet një qytetar.


Lajmi kryesor:

Pogradec/ Homazhe në vendin ku ndërroi jetë Egli Proga! E motra: I betohem dhe atyre që fshihen pas skutave se drejtësinë do e sjell me çdo kusht


G.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij