Mina Zoja rezulton të jetë dënuar në Shqipëri dhe Gjermani për trafik droge, ndërsa ngjarja e djeshme dyshohet të ketë lidhje pikërisht me prishjen e pazareve të drogës. Burimet nga policia bëjnë me dije se fillimisht ka pasur përleshje midis 39-vjeçarit dhe 8 personave të tjerë. Pasi janë përleshur fizikisht me 39-vjeçarin, ata janë larguar me shpejtësi, por janë kthyer më pas dhe e kanë qëlluar me armë në këmbë.
Stregon autorët e krimit
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, por më pas është transportuar në drejtim të Tiranës për mjekim të specializuar. Ai është marrë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit, por dëshmia e tij nuk e ka ndihmuar policinë në krijimin e identiktit për autorët e ngjarjes. Kjo pasi Mina Zoja është treguar mjaft i rezervuar.
"Nuk i njoh personat që më qëlluan", ka deklaruar ai përpara grupit hetimor. Megjithatë policia po heton pistën e një konflikti të vjetër mes të plagosurit dhe autorëve. Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje, ndërsa ka ngritur postblloqe përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë.
Zoja i dënuar me 1.5 milion lekë
Në vitin 2009 gjykata e shkallës së parë Korçë ka shpallur fajtor Mina Zojën, duke e dënuar me 1.5 milion lekë të vjetra për akuzën e “Prishjes së qetësisë publike”. Sipas vendimit të gjykatës së Korçës Mina Zoja, para disa vitesh ka bashkëjtuar për një periudhë kohe me shtetasen G. T, me banim në fshatin Mollas Kolonjë e mandej janë veçuar përfundimisht nga njëri-tjetri.
Në datën 9 shkurt 2009 rreth orës 23:30 minuta, Mina Zoja ka shkuar në fshatin Mollas të rrethit Kolonjë me makinën e tij “xhip” në gjendje të dehur e ka ndaluar në shtëpinë ku banonte shtetasi F.T, babai i shtetases G. Në këtë kohë ka filluar të bërtasë me të madhe “…a më njihni kush jam unë, jam Maqoja…” dhe mandej ka hedhur gurë tek hyrja e F.T. duke goditur dritaret dhe ballkonin e hyrjes. Si rezultat i këtyre veprimeve janë thyer xhamat e dritares së dhomës së gjumit ku sipas përllogaritjes së ekspertit dëmi i shkatuar kap vlerën 1080 lekë.
Ndërkohë F.T. dhe bashkëshortja e tij nuk kanë dalë për të komunikuar me të pandehurin por kanë qëndruar brenda dhe nga dritaret kanë parë se makina ishte e zezë. Pas kësaj,i pandehuri ka bërë disa xhiro zhurmuese me automjetin e tij përpara hyrjes së shtetasit F.T. Menjëherë ai, ka komunikuar me djalin e tij F.T, i cili ka njoftuar Komisariatin e policisë për ngjarjen e ndodhur.
[gallery]25156[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.12.2017, rreth orës 18.05, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M.Z, rreth 39 vjeç, banues në Korçë.
Nga të dhënat e para si edhe deklarimet e marra këtij shtetasi, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë, ku ky shtetas është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, i cili ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendngjarja, me një mjet.
Aktualisht ky shtetas ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO







