Korçë-Identifikohet dhe arrestohet 29 vjeçari Gjergji Tallko, banues në Korçë. Autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 21.10.2017, ku poshtë një ure, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 Kg e 500 gr, mbetje bimore të lëndës narkotike Cannabis Sativa. Gjatë kontrollit në automjetin dhe banesën e tij, këtij shtetasi iu gjetën edhe 233 gramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në mjetin me targa AA657CS si edhe në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 233 gramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se Gjergji Tallko mund të jetë autor i ngjarjes së ndodhur në rrugën Korçë-Mali i Moravës, ku poshtë një ure janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 kg e 500 gr mbetje bimore të lëndës narkotike Cannabis Sativa. Policia e korçës po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, hetime të mëtejshme.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com