Është përcjellë për në banesën e fundit 27-vjeçari Enea Ftoj, i cili u gjet i pajetë në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës. Familjarë, por edhe qytetarë të tjerë, kanë protestuar për vdekjen e 27-vjeçarit, duke akuzuar policinë si shkaktare. Me pankarta ku shkruhej “Larg policisë raciste”, “duam drejtësi” dhe “Stop racizmit”, familjaret kërkuan zbardhjen e ngjarjes.

I riu Ena Ftoj u gjet një ditë më parë i pajetë në ambientet e komisariatit të Korçës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i familjarëve, të cilët akuzuan policinë për vrasje, pasi në trupin e viktimës kishte shenja dhune.

Në fakt edhe nga video që siguroi Report Tv, por që nuk e bën publike për arsye etike, duken qartë shenjat e dhunës. Megjithatë, edhe pas insistimit të Report Tv, policia e Korçës nuk jep asnjë reagim lidhur me këtë çështje, ndërsa bëhet e ditur se ende nuk ka asnjë të ndaluar.



       Foto nga protesta e të afërmve të Enea Ftoj