Korçë,i zhdukur prej 3 muajsh
familjarët thirrje institucioneve

Korçë,i zhdukur prej 3 muajsh <br />familjarët thirrje institucioneve
KORCE - Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga zhdukja në rrethana misterioze e 30 vjeçarit nga Korça, Armando Avdullai, familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

E shqetësuar dhe në pritje të ndonjë lajmi, nëna e 30 vjeçarit që jepte para me fajde, bën të ditur se ende nuk ka asnjë shenjë jete nga i biri, ndërkohë që i bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore ta ndihmojnë.

Sipas burimeve zyrtare nga policia e Qarkut të Korçës, bëhët me dije se ka ende asnjë gjurmë nga i riu fajdexhi, ndërkohë që kërkimet vazhdojnë.

Të njëjtat burime thonë se po hetohet në disa pista, ku kryesore mbetet ajo e pengmarrjes, për shkak të punës që ai bënte.

Pas kthimit nga emigrimi, ku Armando kishte qëndruar për disa vite, jepte para me interes, ndërsa familjarët bëjnë të ditur gjithashtu se nuk janë në dijeni të personave që iu jepte para me fajde.

(eb/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

E djathta në Shqipëri, si parti leniniste