Një tjetër sasi e konsiderueshme bime narkotike Cannabis Sativa është sekuestruar mbrëmjen e së mërkurës në Korçë.
Plot 700 kilogram marijuanë janë bllokuar nga policia në një magazinë të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike në mes të pyllit, në zonën e Velçanit ndërsa mësohet se është ndaluar Kristjan Tota nga Tepelena.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 2 thasë me nga 18 pako të mbështjella me natriban, 38 thasë të tjerë, si edhe 2 batanije, të mbushura me lëndë narkotike.
Ndërkohë pranë magazinës janë gjetur edhe tre armë zjarri, ndërsa 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, po vijon puna për kapjen e 3 personave të cilët arritën të largoheshin nga vendngjarja duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe të vështirë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO