KORCE- Falsifikonin çdo dokument zyrtar, duk nisur nga pasaportat, shqiptare dhe ato italiane, leje të qarkullimit ndërkombëtar, certifikata, kundret shumave 500- 1500 euro. Policia e Korçës arrin të ndalojë në orët e vona të natës bandën e falsifikatorëve e cila vepronte prej një kohë të gjatë.

Të arrestuarit janë Thimi Palla, Kristaq Gjoka, Izajmir Duro dhe Jani Shabani, të gjithë persona pa precendetë penalë.

Gjatë kontrollit të banesave u sekuestruan letër për falsifikim pasaportash, fletë pasaporte italiane, bojë për vula e 18 celularë dhe çertifikata me gjeneralitete të falsifikuara.
(sg/shqiptarja.com)