Korçë, kapet mashtruesi i dënuar
me 8 muaj burg në Vlorë

Plani i Masave i marrë për të kapur personat e shpallur në kërkim nga Policia e Korçës ka vënë në pranga një person të dënuar me 8 muaj burg me veprën penale “Mashtrimi”.
 
Personi i arrestuar është 27-vjeçari Martin Shehu, banues në Berat.
 
Ndalimi i tij u bë pasi , Gjakata e Apelit Vlorë me datë 03.05.2016, e ka dënuar Shehun me 8 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Në po këtë Plan Masash është bërë i mundur edhe ndalimi i një personi tjeter të shpallur në kërkim me veprën penale “Dhuna në familje”.
 
 Njoftimi i Policisë Korçë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
 
Kapet një shtetas i dënuar me 8 muaj burg për veprën penale : “Mashtrimi”.
 
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, falë një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim :
 
Martin Shehu, 27 vjeç, banues në Berat.
 
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjakata e Apelit Vlorë me vendim të formës së prerë nr 275 datë 03.05.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burg për veprën penale : “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
 
Gjithashtu për këtë shtetas Gjykatat e Rretheve Gjyqësore Vlorë e Fier, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale : “Mashtrimi” dhe “Vjedhja, me pasoja të rënda” parashikuar nga nenet 143 e 134/3 të Kodit Penal.


Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 25 persona në urgjencën e Vlorës, shkak konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi nga fishekzjarret

Viti i Ri/ 25 persona në urgjencën e Vlorës, shkak konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi nga fishekzjarret