KORÇË - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të pa paralajmëruar në doganën e Kapshticës në Korçë. Gjithashtu kryeministri Rama ka zhvilluar një takim edhe në drejtorinë e Hipotekës së qarkut.
 
Vizita është bërë gjatë paradites së sotme, pasi që nga dje kryeministri ndodhet në rajonin jug-lindor, pasi vizitoi dhe Pogradecin.  
 
Në këtë vizitë të pa palajmëruar kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Kryeministri, ka zhvilluar një takim edhe në shtëpinë e të Moshuarve në Korçë.

Vizita të tilla, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe në doganat e Durrësit dhe atë të Hanit të Hotit, ku ka qenë e shoqëruar nga drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)