Korçë - Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth 02:30 të mëngjesit të sotëm, ku mjeti ka qenë i parkuar në anë të rrugës, pranë disa banesave.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në objektet përreth.

Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.