KORCE- Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Korçës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës (11 qershor) rreth orës 22.00 në Bulevardin “Republika”, në qendër të Korçës.

Automjeti tip “Mercedez Benz”, me targë KO 69 46 B, në pronësi të shtetasit N.DH, banues në Korçë ka marrë zjarr.

Nga hetimet dhe këqyrja e automjetit rezultoi se ka qenë aksidentale. Automjeti ka qenë i parkuar dhe në të nuk ka pasur persona.

Sipas policisë, mendohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në impiantin e makinës

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)