KORÇË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, si pasojë e së cilit ka mbetur të plagosur 4 persona.

Mësohet se aksidenti është regjistruar në aksin Korçë-Voskopojë, ku të plagosur janë 4 maturantë. Burime për Shqiptarja.com, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal, e ndërsa bëhet e ditur se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Ata janë transportuar në spitalin e Korçës, e ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre.  

Ora 13:18
Korçë/ Makina përfundon në kanal, plagosen 4 maturantë (FOTO)