KORÇË - Në qarkun e Korçës ka përfunduar numërimi i 447 kutive të votimit në të gjithë qarkun, nga projeksionet e A1 Report koalicioni i majtë çon në parlament 7 deputetë, ndërsa koalicioni i djathtë  5 deputetë.

Opozita arrin të marrë shtatë mandate deputeti, nga të cilët gjashtë mandate PS e cila nuk shton asgjë nga zgjedhjet e kaluara dhe LSI merr një mandat deputeti, të cilin e rrëmben nga e djathta.

Këtë mandat, që është mandati i kandidatit të PD Fatbardh Fadilli, deri më tani deputet, LSI e merr dhe me ndihmën e PS duke shënuar në këtë mënyrë emrin e saj për të parën herën në qarkun e Korçës në përfaqësimin parlamentar.

Demokratët shënojnë në këtë mënyrë rënie të ndjeshme dhe në këtë qark, tepër të rëndësishëm për të vendosur mbi fatin e qeverisjes së të majtës, tashmë deri më tani në një mazhorancë të thellë.


QARKU KORÇË(12 MANDATE)
 
PS 6 MANDATE
 
1.Bashkim Fino
2.Arta Dade
3.Olta Xhaçka
4.Ilirian Pendavinji
5.Ilir Xhakolli
6.Ylli Petraj(Ziçishti)
 
LSI 1 MANDAT
 
1.Piro Kapurani
 
PD 5 MANDATE
 
1.Ridvan Bode
2.Eleina Qirici
3.Edmond Spaho
4.Fatmir Mehdiu
5.Gjergji Papa

Redaksia Online
(jm/sg/shqiptarja.com)