Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë, në zonën pranë ish-SMT-së.

Nga informacionet paraprake mësohet se automjeti është i llojit “Volkswagen”, me targë "AA 602 CS" dhe ka marrë flakë në ecje e sipër.

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet që ato të jenë aksidentale. 

Për fat të mirë, nga incidenti nuk ka patur të lënduar pasi drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet D.H, ka dalë prej tij në kohë. 

g.f. / shqiptarja.com