TIRANË- Policia e Korçës ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasen me iniciale Sh.T, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas tjetër, duke i marrë 13 milion lekë në këmbim të një vendi pune.
Burime nga Policia e qytetit juglindor, bëjnë të ditur se mbrëmjen e djeshme ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 53-vjeçaren banuese në lagjen 1 Pogradec, pasi dyshohet se në vitin 2011 shtetësja e mësipërme me anë të mashtrimit i ka marrë 13 milion lekë shtetasit Q.S ,banues në fshatin Dishnicë, Korçë, me pretendimin se do ti siguronte një vend pune. Materialet i kaluan Prokurorisë, për akuzat mashtrim dhe vjedhje.
Gjithashtu është arrestuar shtetasi Leonard Milori, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme mallrash. Policia e Korçës ka bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme është realizuar arrestimi në flagrancë i shtetasit Leonard Dhori Milori, 38 vjeç , banues në lagjen 3 Korçë. Ai dyshohet ka vjedhur një sasi mallrash ushqimore me vlerë 10 000 lekë (bllokuar në cilësinë e provës), në pronësi të shtetasit L.B.
Policia e Korçës, në kuadër të parandalimit të dhunës në familje ka lëshuar 2 urdhëra mbrojtje në 24 orët e fundit./ATSH/
/Shqiptarja.com