Një 20-vjeçare nënë e një foshnje 20 ditëshe ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës. Grejsi Prifti, banuese ne lagjen nr.4 të qytetit, kishte shfaqur komplikacione shëndetësore pas lindjes në një nga maternitetet e Tiranës. 

Mësohet se e reja ka pasur probleme edhe gjatë shtatzanisë, ndërsa ishin theksuar edhe më pas lindjes. Këtë të shtunë ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës me tension të lartë gjaku. Pavarësisht përpjekjes, mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë. 
 
Pas ngjarjes së rëndë kanë reaguar menjëherë familjarët e të resë, të cilët jashtë kameras fajësojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm. Trupi i pajetë i 20-vjeçares Grejsi Prifti ndodhet në morgun e spitalit rajonal të Korçësa, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore nga Tirana për zbardhjen e shkaqeve që çuan në vdekjen e nënës së re.

[gallery]24534[/gallery]

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com